LAJMI I FUNDIT

“Nuk i vendosim çmimet e rrymës”, KEDS dhe KESCO thonë se partitë po tentojnë të përfitojnë politkisht

KEDS dhe KESCO kanë dalë sërish me një reagim, lidhur me faturat e larta të energjisë elektrike për këtë muaj, duke thënë se po politizohen operimet e tyre.

Në reagimin e tyre thuhet se së fundi “KEDS dhe KESCO edhe një herë janë gjetur në qendër të grindjeve të vazhdueshme politike për përfitime politike ndërmjet partive politike rivale”.

“Është dëshpëruese të politizohen operimet tona për përfitime politike. Ne besojmë fuqishëm se publiku dhe partitë politike duhet të respektojnë autonominë e fushëveprimit të kompanive private, të parashikuara në kushtetutën tonë. Akuzat e pabaza dhe sulmet politike jo vetëm që keqinterpretojnë rolin tonë, porse edhe minojnë mjedisin e biznesit në Kosovë”, thuhet në reagim.

Tutje, theksohet se KEDS dhe KESCO nuk i vendosin çmimet, por vetëm u përmbahen atyre.

“Një pikë e rëndësishme e mosmarrëveshjeje ka qenë keqkuptimi në lidhje me përcaktimin e çmimeve dhe tarifave të energjisë elektrike. Dëshirojmë të sqarojmë se KEDS dhe KESCO nuk i vendosin këto çmime. Kjo është kompetenca e autoriteteve rregullatore, të cilat veprojnë në mënyrë të pavarur nga kompanitë tona. KEDS dhe KESCO u përmbahen në mënyrë strikte tarifave të përcaktuara nga këto organe rregullatorë”, thuhet në reagim.

BONUS VIDEO: Kur Albin Kurti tallej me qytetarët për çmimin e ultë të rrymës dhe paralajmëronte shtrenjtim