Nuk i ndal çmimi i lartë i naftës, mërgimtarët vërshojnë drejt Kosovës

Qysh në ditën e parë të muajit korrik mërgimtarët kanë filluar të marrin rrugën drejt vendlindjes.

Qindra vetura janë parë në pikën kufitare në Kroaci duke pritur në radhë.

Sipas pamjeve nga kamera live, në Kroaci janë krijuar kolona të gjata të veturave që ia kanë mësyer Kosovës.

Vlen të theksohet se, mërgimtarët çdoherë përballen me pritje të madhe gjatë udhëtimit me veturë për në Kosovë dhe drejt kthimit të vendeve ku jetojnë e punojnë.