Jurgen Klopp dhe Jordan Henderson debatuan publikisht të dielën, kur kapiteni i Liverpoolit u zëvendësua nga Xherdan Shaqiri, në ndeshjen kundër Manchester Unitedit.

Mirëpo, zënka mes tyre nuk përfundoi në fushë dhe debati vazhdoi edhe në zhveshtore.

Liverpooli e humbi një mundësi të mirë për ta përforcuar pozitën e liderit të Premierligës, pasi nuk arriti të fitojë kundër një Manchester Unitedi të goditur nga lëndime të shumta,

https://twitter.com/JamesJClaffey/status/1099716697827753989?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1099716697827753989&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fsport%2Fpasi-u-zevendesua-nga-shaqiri-hendersoni-zihet-me-kloppin-edhe-ne-zhveshtore-630473%2F

Para se të fillonte ndeshja, Manchester Unitedit i mungonin Nemanja Matic dhe Anthony Martial. Por, në pjesën e parë të lojës u lënduan edhe Ander Herrera, Juan Mata dhe Jesse Lingard.

Jurgen Klopp, i cili gjithashtu e zëvendësoi Roberto Firminon për shkak të një lëndimi, tentoi ta ndryshojë ndeshjen duke e zëvendësuar Hendersonin me Shaqirin. Mirëpo, kapiteni i Liverpoolit nuk ishte aspak i kënaqur që u zëvendësua.

Ai e injoroi edhe Shaqirin edhe trajnerin, por i duartrokiti tifozët e pranishëm në “Old Trafford”. Trajneri dhe Hendersoni filluan të debatojnë pas këtij incidenti, mirëpo sipas The Mirror, debati vazhdoi edhe në zhveshtore