Nuk është Nastradini, por drejtori i Komunës së Istogut, bëhet virale paraqitja e tij në terren

Istogu dje është përfshirë nga shiu i rrëmbyeshëm. Shiu që ra për disa orë shkaktoi pengesa në komunikacion dhe disa dëme në bujqësi.

Por, qytetarët e Istogut u ndjenë të trimëruar kur në terren u pa Drejtori i Emergjencave, Xhevat Demaj.

I veshur me një kostum të veçantë që ngjasonte me atë të përrallave të Nastradinit, Demaj u bë viral me paraqitjen e tij.

Qytetarët ndalonin veturat duke bashkëbiseduar me drejtorin që jipte “ymyt” për përmirësimin e situatës.