Nuk është Messi por Hakimi merr barrën dhe ia siguron fitoren e shtatë radhazi PSG-së në sekondat e fundit

Paris-Saint-Germain e ka regjistruar fitoren e shtatë në po aq ndeshje të këtij edicioni në Ligue 1.

Skuadra e Mauricio Pochettinos e ka mposhtur me vështirësi Metzin me rezultat të ngushtë 2-1.

Në këtë ndeshje mungoi ylli argjentinas Lionel Messi, por për fitoren e parizienëve u përkujdes marokeni Achraf Hakimi i cili realizoi dy gola për t’ia siguruar tri pikë të reja skuadrës së tij.

Ish-lojtari i Interit shënoi në minutat 5’ dhe 94’ duke e zhvleftësuar kështu golin e vendasve të realizuar nga Kouyate në minutën e 39’ të takimit.

Kështu PSG mbetet lider i padiskutueshëm në Ligue 1 me 21 pikë pas shtatë ndeshjeve, shtatë më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Marselle.