Nuk është hera e parë që ROSU hyn në veri, shihni çfarë i patën bërë Gjuriqit me shokë (VIDEO)

Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës sot kanë ndërhyrë në një operacion të gjerë në veri të Kosovës ku i kanë arrestuar 19 persona për krim të organizuar.

Në mesin e të arrestuarve janë 11 serbë, 4 boshnjakë dhe 4 shqiptarë.

Situata më e ndjeshme ishte në Zubin Potok ku njësitë e Policisë së Kosovës u ballafaquan me barrikada, ndërsa u plagosën edhe pesë policë, por të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ky aksion i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës nuk është i pari në veri, megjithë kërcënimet e vazhdueshme të Vuçiqit dhe politikës serbe se këto njësi nuk mund të hyjnë në veri, shkruan Ballkani.info.

Ishte 28 marsi i vitit të kaluar kur i ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq hyri ilegalisht në Kosovë megjithë ndalesën që e kishte paraprakisht nga institucionet e Kosovës.

Dhe derisa ai mbante fjalim në një kafeteri në veri, Njësitë Speciale hynë aty dhe e arrestuan atë duke e sjellë deri në Prishtinë.

Edhe për këtë pati reagime dhe kërcënime nga Serbia, megjithatë urdhri u zbatua, si sot edhe atëherë dhe gjithçka më pas shkoi në rregull. /Ballkani.info/