Nuk është Dybala, por Douglas Costa në ofertën e Juves për Lukaku

Sipas të përditshëm Daily Mail, Paulo Dybala nuk do të jetë pjesë e shkëmbimit me Romelu Lukaku, pasi që Manchester United janë të interesuar për sulmuesin anësor Douglas Costa të Juventusit

Ka pasur një seri shkrimesh në Angli dhe Itali në 24 orët e fundit që Juve është duke kërkuar firmën e Lukaku dhe se ka ofruar para plus Dybalan për shërbimet e belgut.

Oferta thuhej se përfshinte Dybalan, por argjentinasi mësohet se nuk dëshiron që të largohet për në Old Trafford.

Tani sipas Mail, Manchester United i ka kërkuar Juves një tjetër lojtar për shkëmbim dhe ky është sulmuesi anësor, Douglas Costa.

Braziliani ishte target për “Djajtë e kuq” edhe verën e kaluar dhe në janër, por dy klubet nuk kishin arritur që të arrinin një marrëveshje.

Edhe Interi mësohet se ka ofruar 70 milionë euro plus 5 të tjera bonuse kurse edhe ata do të përpiqen që ta përdorin Ivan Perisicin si pjesë të marrëveshjes.

loading…