“Nuk e vlerësoj aq shumë”, deklarata e kundërshtarit të Markut përpara se të mposhtej në ring

Boksieri britanik, Rylan Charlton, përpara meçit me boksierin shqiptar Florian Marku, thoshte se nuk e vlerëson aq shumë nivelin e boksimit të tij.

“Floriani nuk përformonte aq lart në boksimin e fundit. Ai duhet të vijë në tryezë me gjithçka këtë herë. Ai duhet të performojë. Ne do të shohim Florian Markun më të mirë kundër meje, por nuk do të jetë mjaftueshëm. Ai është mirë, por unë nuk e vlerësoj aq shumë”, deklaronte Charlton.

Deklaratat e tij vinin pas barazimit që doli nga boksimi ndërmjet Markut dhe boksierit Joe Laws.

Marku sot fitoi në raundin e tetë në përballjen në ring me Charlton. Kjo ia shton më tej rekordin personal të Markut, duke pasur shtatë fitore dhe një barazim në karrierën e tij si boksier.