“Nuk e thërras Kurtin në këtë studio, le të më thërras ai nëse do” – A i kushtoi kjo deklaratë Ridvan Berishës me suspendim nga RTK-ja?

Gazetari Ridvan Berisha, ka njoftuar sot se është suspenduar nga puna në RTK. Për suspendimin e tij, Berisha e ka fajësuar Albin Kurtin dhe disa kolegë të tij në RTK, për të cilët thotë se kanë pasur ndikim në suspendimin e tij.

Të martën e javës së kaluar, në përmbyllje të emisionit “Debat” të cilin e ka udhëhequr deri më tani, Ridvan Berisha tha se nuk do ta ftojë asnjëherë në emision Kryeministrin Albin Kurti.

“Nesër nuk do të shihemi nga kjo studio, e as pasnesër. Në fakt, jo pse kështu ka vendosur menaxhmenti im, por sepse nesër dhe pasnesër kemi futboll. Ndoshta vendos ekipi i Kurtit, por unë nuk e thërras z. Kurti që të jetë në këtë studio sepse ftesa mund të jap leksionin edhe të oportunizmit, e ekipi i tij e di fare mirë këtë punë. Po deshën të më njoftojnë e dinë numrin tim, unë i pres në studio”, kishte thënë Berisha.

Ndërkaq sot, Berisha njoftoi përmes një postimi në Facebook se është suspenduar nga puna, e për këtë ai e ka fajësuar Kryeministrin Albin Kurti.

Në njoftimin për suspendimin nga puna, Berisha ka thënë se kolegët e tij në RTK, Festim Kabashi, Xhymret Veliu e Ngadhnjim Kastrati e suspenduan pak ditë pasi Albin Kurti mori postin e Kryeministrit.  

Ai i ka quajtur tifozë të Kurtit Veliun, Kastratin e Kabashin.

“Albin Kurti, një punë sapo të mbaruan oportunet e konformistët, drejtues në RTK, Festim Kabashi me Xhymret Veliun, nën mbështetjen e Ngadhnjim Kastratit. Me suspeduan ne ditën e pare qe ju e morët ta udhëhiqni Qeverine duke e kamufluar suspendimin me shkelje rregullash. Tifozet tuaj, ju, ekipi juaj Kurti i gëzoheni pa masë këtij suspendimi, siç keni bërë fushatë të tmerrshme linçuese vite më parë kundër meje”, ka shkruar Berisha.

Deklarata e plotë e Ridvan Berishës për Kurtin: