Nuk e kam refuzuar asnjëherë Kosovën, dua të vazhdoj me këtë formë te Dardanët

Sulmuesi Lirim Kastrati i është përgjigjur fjalëve të trajnerit të Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes.

Challandes në konferencën e tij për shtyp deklaroi se sulmuesi i talentuar i Lokomotiv Zagrebit u ftua për nuk iu përgjigj kërkesës, pasi agjenti i tij kërkoi të dijë nëse ka minuta.

Disa minuta më vonë, Kastrati i është përgjigjur këtyre pohimeve, duke thënë se nuk e ka refuzuar asnjëherë Kosovës dhe se interesimi i agjentit të tij kishte të bënte për të ditur nëse është më mirë t’i ndihmojë Përfaqësueses U-21.

“Unë nuk e kam refuzuar asnjëherë Kosovën A, madje unë kam pas ofertë nga Kombëtarja e Shqipërisë dhe nuk kam shkuar, por kam ardhur të luajë për Kosovën dhe për këtë jam shumë i lumtur”, ka thënë fillimisht Kastrati për Insportin.

“Menaxheri im ka biseduar me Challandesin dhe ka kërkuar të dijë a do të ketë minuta për mua apo jo. Besoj se është e drejt të pyesim dhe të shohim ku jemi”.

“Kjo është bërë për faktin se ka ndeshje edhe Kombëtarja U21 dhe mendoj se më mirë është të luajë dhe ta ndihmoj Kosovën U21 se sa të qëndrojë në bankë”.

“Jam në formë të mirë te klubi im dhe dua të vazhdojë me këtë formë edhe te Kosova”.

“Çdo herë i kam respektuar vendimet e Challandesit dhe do ti respektojë, pasi është trajner me përvojë. Kosovës A i uroj suksese në dy ndeshjet e radhës”, përfundoi sulmuesi 20 vjeçar.