“Nuk do të ketë kthim të shpejtë në normalitet të jetës sonë pas pandemisë”. Kështu shkruan psikologia e specializuar për ankthin, Adrienne Matei për të ndihmuar të gjithë personat që të mos zhgënjehen, por thjeshtë të jenë realistë.

 Sipas saj bërja e planeve mund të shihet si një mënyrë për të të mbajtur aktiv dhe bën mirë psikologjikisht. Por në një kohë që nuk se si do të vazhdojë situata kjo mund të jetë zhgënjyese.

Psikologia sugjeron se nëse do të bëni plane t’i bëni ato për pas një viti ose më shumë, shkruan “The Guardian”.

“Një gjë e shëndetshme që ju mund të bëni është të frenoni para zhgënjimit. Në këtë mënyrë ju rregulloni horizontet tuaja. Disa prej nesh mund të kenë ende shpresa për një ngjarje në të ardhmen si përshembull një martesë në mes të korrikut, ose një largim nga vendi ku jeni në shtator.

Mënyra se si po formësohen gjërat, ka shumë pasiguri në të ardhmen. Çdokush mendon çfarë do të jetë e hapur? A do të ketë një valë të dytë të shpërthimeve? Dhe në ketë nuk e dimë.

Të bëjmë plane, mund të jetë e dobishme psikologjikisht, duke na mbajtur të përfshirë në jetë. Por duke pasur parasysh rrethanat aktuale është më e mira të përqendohemi në jetën aktuale.

Nëse nuk e bëni këtë përpiquni të përqendroheni në të ardhmen më të largët, mbase pas një viti ose më shumë nga tani”, thotë psikologia.