Nuhiu: Trepça ’89 rival i fortë por ne jemi gati për çdo sfidë

Drita nesër e nis kampionatin në Superligë, derisa ndeshjen e parë e zhvillon në udhëtim ku do të ndeshet me Trepçën ’89 në “Riza Lushta”, shkruan Demokracia.com.

Sfida luhet nga ora 17:00, derisa trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu në konferencën për shtyp ka thënë se ata janë gati për këtë sfidë edhe pse e cilëson se është shumë e vështirë dhe kundërshtari sipas tij është rival i fortë.

“Nesër na pret një skuadër që gjithmonë e meriton të jetë në Superligë. Vitin e kaluar e dëshmoi këtë kur u kthye menjëherë në elitë. Gjithmonë përballjet me Trepçën ‘89 kanë qenë të forta > Ajo jo rastësisht u kthye në Superligë ndërsa tash edhe kanë intervenuar duke e kompletuar grupin”, ka thënë Nuhiu i cili pavarësisht kësaj ka thënë se ekipi I tij e ka synimin e qartë në këtë takim.

“Skuadra jonë është gati dhe do të japim maksimumin për ta nisur kampionatin mbarë, pra duam fitore”, ka përfunduar Nuhiu.