Nuhiu: Pritja e penalltisë nga Maloku ishte vendimtare

Drita ka vazhduar serinë e fitoreve duke mposhtur Malishevën 4-2 në udhëtim.

Forma aktuale e bardhekaltërve padyshim se e ka gëzuar edhe trajnerin Ardian Nuhiu, i cili shprehet i kënaqur me angazhimin e lojtarëve.

Nuhiu pas ndeshjes tha se pritja e penalltisë nga Faton Maloku ishte vendimtare.

“E filluam mirë ndeshjen. Pas pranimit të golit, pritja e penalltisë nga Faton Maloku ishte vendimtare. Jam i kënaqur me angazhimin e lojtarëve, por duhet të përqendrohemi dhe të vazhdojmë të punojmë gjatë këtij pushimi ku do të ketë ndeshje të përfaqësueseve. Pushimin do ta shfrytëzojmë për t’i përmirësuar disa gjëra brenda grupit dhe për të qenë edhe më bindës në ndeshjet e radhës”, ka thënë Nuhiu pas ndeshjes.

Pas xhiros së tetë në Albi Mall Superligë, Drita tani ka 17 pikë të mledhurura dhe e vetme kryeson në tabelë.