Nuhiu: Nesër përballje e fortë, të qasemi me përgjegjësi

Në konferencën për medie para ndeshjes, Llapi – Drita kryetrajneri, i Dritës Ardian Nuhiu dhe futbollisti, Faton Maloku folën për përgatitjet dhe pritjet në ndeshjen e xhiros së 14-të.

Kryetrajneri, Nuhiu theksoi se Drita do të jetë e përqendruar në maksimum dhe me seriozitetin më të mash do t’i qasen edhe ndeshjes së nesërme.

“Gjithmonë kemi zhvilluar ndeshje interesante ndaj KF Llapit, sepse kanë futbollistë cilësorë dhe për këtë kemi punuar gjatë javës për të eliminuar pika e tyre të forta. Më pëlqen atmofera te ekipi, kam besim të plotë te skuadra që nesër të bëjmë një ndeshje të mirë, por aspak të lehtë. Fokusi dhe të gjitha energjitë që kemi punuar gjatë javës do të mundohemi t’i shprehim nesër. Është e rendësishme për ne si skuadër që të përballemi me përgjegjësi ndaj kundërshtarit, sepse kanë edhe ata cilësitë e veta. Do të jetë përballje e fortë, që kërkon diciplinë dhe taktizime dhe do të mundohemi që ato që i kemi përgatitur nesër me skuadrën t’i nxjerrim në fushë për t’i marrë tri pikë që janë të rëndësishme për vazhdimësinë”, ka thënë fillimisht,Nuhiu.

Optimist për ndeshjen, por edhe vlerësim për kundërshtarin tregoi edhe portieri, Faton Maloku.

“Llapi ka shumë cilësi dhe futbollist individual shumë të mirë dhe pozita aktuale në tabelë nuk është ajo që meriton një ekip si Llapi që duhet rrespektuar. Por, ne i kemi bërë të gjitha përgatitjet, besojmë shumë në vete dhe e rëndësishme është të fitojmë nesër, pastaj që edhe porta jonë të mbetet e paprekur është në favorin tonë”, theksoi portieri,Maloku.