Pesëshja e BE-së

“Novosti”: Pesëshja e madhe i shkon Vuçiqit, presion për zbatim të marrëveshjes

Pesëshja e madhe, që përfshin emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, si dhe emisarët e presidentëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Francës, Gjermanisë dhe Italisë, do ta vizitojnë Serbinë në fund të muajit tetor, ka raportuar mediumi serb “Novosti” të martën. Sipas raportimit, Serbisë do t’i bëhet presion për zbatim të marrëveshjes së Ohrit dhe për vendosje të sanksioneve ndaj Rusisë.

Perëndimi ka dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës në fund të shkurtit në veri të vendit, nga një grup i armatosur e uniformuar serbësh. Si pasojë e sulmit u vra polici Afrim Bunjaku. Teksa Serbia u doli në mbrojtje sulmuesve, Perëndimi ka kërkuar që ata të mbahen përgjegjës dhe janë paralajmëruar edhe masa ndaj Serbisë, nëse nuk bashkëpunon në hetimet për ngjarjen.

“Novosti” ka thënë se presioni do të jetë edhe që Serbia të mos dalë kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Kjo pesëshe pati vizituar Serbinë në fillim të vitit kur shtrohej presioni për pranimin e planit francezo-gjerman.