Noveski: Treshja Bardhi, Ademi dhe Elmas sollën cilësi te Maqedonia e Veriut

Ish-futbollisti i Maqedonisë së Veriut, Nikolçe Noveski, ka thënë se treshja e futbollistëve, Enis Bardhi, Arijan Ademi dhe Elif Elmas kanë sjellë cilësi të madhe në Përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut.

Ai ka thënë se gjenerata që aktualisht ka Maqedonia e Veriut ka përmbushur ëndrrën e të gjithëve në shtetin maqedonas. Por ka theksuar se ndikim të madh patën Bardhi, Ademi dhe Elmas. “Treshja Bardhi, Ademi dhe Elmas, është treshja kryesore që bëri ndryshimin në cilësi krahasuar me disa gjenerata të mëparshme. Një mesfushë vërtet e shkëlqyer dhe kjo i shtohet homogjenitetit dhe siç e lexojmë vazhdimisht, atmosferën e shkëlqyer në ekip, atëherë kjo është arsyeja e suksesit”, tha një nga mbrojtësit më të mirë në histori të futbollit maqedonas.