Borislav Novakoviq, ish-kryetari i Novi Sadit, tha se Novi Sadi, si një qytet i rregullt i njerëzve të qetë dhe të butë, i karakterizuar nga moderimi, ekziston vetëm në mendimet romantike.

“Novi Sadi ka ndryshuar dukshëm në 10 vitet e fundit, është bërë një program pilot për të gjithë idiotët dhe kapacitetet shkatërruese të qeverisë së Vuçiqit, por unë ju them – ne po rezistojmë dhe do t’i mposhtim ata”, tha Novakoviq, transmeton Ballkani.info.

Ai ka thënë se Zvonko Veselinoviq (kriminel serb nga Kosova dhe bashkëpunëtor i ngushtë i terroristit Millan Radoiçiq) dhe Andrej Vuçiq (vëllai i presidentit serb) menaxhojnë në Novi Sad.

Derisa Borislav Novakoviq po fliste për Zvonko Veselinoviqin, dy të rinj dolën në skenë dhe u dëgjuan mallkime dhe thirrje “shkoni në Kosovë”. /Ballkani.info/