Notat e lojtarëve: Zbulohet kush ishte më i miri në finale

Skuadra e Real Madriditi arriti titullin e 14-të në Champions League sot pasi mposhti në finale skuadrën e Liverpoolit.

Reali arriti fitore me rezultat minimal 1:0, vetëm pas një mundësi të krijuar.

Goli i vetëm në këtë triumf madhështor të Los Blancos u shënua nga Vinicius Junior, i cili shënoi në minutën e 59-të pas asistimit të Federico Valverdes.

Megjithatë, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes finale ishte portieri Thibaut Courtois, i cili pas shumë pritjeve u notua me 9.5.

Në anën tjetër, me notën më të ulët të ndeshjes u vlerësua zëvendësuesi Diogo Jota që u notua me 6.3.