Kosova e vazhdoi me barazim rrugëtimin në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2020, pasi që goli i Milot Rashicës mbrëmë në Podgoricë nuk i mjaftoi për të marrë rezultat më të mirë sesa 1-1 kundër Malit të Zi.
Edhe pse Milot Rashica e shënoi golin e vetëm të Kosovës në këtë përballje të Grupit A për kualifikimet në EURO 2020, ai nuk ishte lojtari me vlerësimin më të lartë nga SofaScorë në skuadrën e “Dardanëve”.
Mesfushori Besar Halimi u shpërblye me notën 7.5, më të lartë se kushdo tjetër në fushë, ndërsa notën më të dobët e mori Leart Paqarada, i cili më vonë u zëvendësua nga Benjamin Kololli.

Ndërsa, në skuadrën e Malit të Zi shkëlqeu portieri Milan Mijatovic, ndërsa më i dobëti, sipas SofaScore, ishte mbrojtësi anësor Zarko Tomasevic.








