Norwich i fiton dy ndeshje radhazi pa Milot Rashicën

Norwich City ka arritur edhe fitoren e dytë rresht në Championship, duke e mposhtur Milwall në shtëpi me rezultat 2-0. Sargent (50’, 75) shënoi golat për Norwichin

Pas dy humbjeve radhazi dhe një barazimi, Norwich City ka realizuar dy fitore rresht duke u ngritur në pozitën e pestë në Championship.

Skuadra në të cilat luan Milot Rashica ka fituar dy ndeshjet e fundit kundër Huddersfield Town dhe sonte kundër Milwall.

Në dy ndeshjet ku fitoi Norwich titullar nuk ishte Rashica, teksa me sa duket trajneri i Norwich preferon të startojë me Danell Sinanin, kosovarin e kombësisë gorane në Kosovë.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat 0-0, por në pjesën e dytë ishte pikërisht Sinani që bëri një pasim për Sargent që shënoi gol në minutën e 50-të.

Sargent do të shënonte gol edhe në minutën e 75-të, një gol i bukur ky që ja jep tri pikë Norwichit dhe e ngrit atë në vendin e pestë pas javës së pestë të Championshipit anglez.

Rashica nuk luajti asnjë minutë në këtë ndeshje.

Javën e ardhshme Norwich do të jetë mysafirë te skuadra e Sundërland, ndeshje kjo që zhvillohet më 27 gusht.