Norwich City është kualifikuar tutje në FA Cup, duke fituar në udhëtim te Charlton Athletic në kuadër të fazës së 1/32.
Skuadra elitare angleze ka triumfuar 0:1 me golin e shënuar nga sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica.
Sulmuesi vushtrrias gjeti golin në minutën e 80-të të takimit, kur u asistua nga bashkëlojtari i tij, Pukki.
Rashica u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë të takimit, ndërsa i siguroi fitoren dhe “biletën” për fazën tjetër të kompeticionit FA Cup.
Për Rashicën ishte goli i parë me fanellën e Norwich Cityt që nga transferimi i tij në verën e vitit të kaluar nga Werder Bremen.







