Norwich barazon me Wolves, Rashica vlerësohet me notën më të lartë

Norwich ka barazuar pa gola me Wolves në ndeshjen e sotme në kuadër të Premierligës.

Ndeshja u mbyll ashtu siç edhe filloi, pa gola të shënuar dhe të dy ekipet morën nga një pikë.

Futbollisti kosovar, Milot Rashica luajti për 80 minuta dhe u vlerësua me notën më të lartë nga të gjithë.

Ai bashkë me Hanley u vlerësuan me notë 7.3.

Kështu, Norwich me këtë barazim shkon në kuotën e nëntë pikëve në vendin e 19-të, kurse Wolves mbetet i gjashti me 20 pikë të grumbulluara.