Norvegjia ndalet nga Letonia, humb pozitën e dytë

Norvegjia nuk ka arritur më shumë se një barazim në shtëpi 0:0 ndaj Letonisë.

Pas këtij barazimi, Norvegjia i ka komplikuar edhe më shumë gjasat rreth kualifikimit në Kampionatin Botëror “Katari 2022”.

Norvegjia e dominoi këtë takim duke e shënuar edhe një gol, por që u anulua.

Pas këtij barazimi norvegjezët janë në pozitën e tretë me 18 pikë sa i ka edhe Turqia në vendin e dytë.

Ndeshjen e fundit Norvegjia e luan në udhëtim te Holanda.