Norvegji, 23 të vdekur pasi kryen vaksinën anti-Covid, nisin hetimet

Të paktën 23 persona kanë humbur jetën pasi janë vaksinuar kundër Covid-19 në Norvegji, raporton Agjencia Kombëtare e Ilaçeve në shtetin skandinav.

“Jemi informuar për 23 fatalitet pas vaksinimit. Për momentin, 13 prej tyre janë ekzaminuar”, thuhet në njoftim.

“Këto të dhëna mund të tregojnë se simptomat e zakonshme të shkaktuara nga vaksinat, të tilla si ethe dhe të përziera, mund të çojnë në vdekjen e disa njerëzve të moshuar e me shëndet të dobët,” shprehet mjeku Sigurd Hortemu, raporton Ora News.

Vaksinimi me vaksinën e prodhuar nga kompania amerikane Pfizer dhe gjermane BioNTech, nisi në Norvegji më 27 dhjetor 2020.

Të parët që u vaksinuan ishin të moshuarit që jetonin në shtëpitë e pleqve në Oslo. Në fillim të vitit, u bë e njohur se tre njerëz që jetonin në zona të ndryshme të cilët ishin vaksinuar vdiqën, por vdekjet e tyre mund të mos lidhen me vaksinimin dhe këto raste po hetohen.

Një total prej 21,000 njerëz janë vaksinuar me vaksinën Pfizer-BioNTech në Norvegji deri më tani.

Më 12 janar, Norvegjia nisi marrjen e vaksinave edhe nga kompania farmaceutike amerikane Moderna.