Xhudo

Nora Gjakova lufton për të bronztën në Izrael

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, është afër medaljes së bronztë në Grand Prixin që ka nisur sot në Tel Aviv.

Ajo do të përballet me portugezen Telma Monteiro në duelin final për këtë medalje.

Në rrugën drejt të bronztës në kategorinë deri 57 kilogramë, Gjakova mposhti Po Sum Leungun nga Hong Kongu, Anastasiia Konkinan e Rusisë, ndërsa më pas pësoi nga francezja Helene Reveaux. Në Repechage ajo fitoi ndaj garueses nga Azerbajxhani Alexandra-Larisa Florian për të arritur në finale për të bronztën.

Sot garuan edhe Flaka Loxha (-57 kg) dhe Erza Muminoviq (-52 kg), të cilat debutuan në garën e senioreve, por që nuk arritën të kalojnë luftërat e para.