Guangzhou

Nora Gjakova i siguron Kosovës medalje të argjendtë në Kinë

Xhudistja nga Kosova, Nora Gjakova i ka sjellë një sukses tjetër Kosovës në sportin e xhudos, pasi ka siguruar medaljen e argjendtë duke shkuar deri në finale në Masterin që po mbahet në Goungzhou të Kinës.

Nora Gjakova nuk arriti ta mposhtë japonezen Tsukasa Yoshida në finale, kategoria -57 kg, pasi u mposht 1-0.

Para Gjakovës, Distria Krasniqi i siguroi Kosovës medalje të artë, kurse Akil Gjakova nuk arriti të fitojë medalje për shkak se u eliminua më herët.