Nora Gjakova fiton çerekfinalen e Budapest GP, shkon tek katër më të mirat

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka vazhduar me paraqitje të mira në Grand Prix Budapest të Hungarisë.

Gjakova e cila po garon në kategorinë deri në 57 kilogramë është në rrugë të mirë për të fituar një medalje në këtë turne të rëndësishëm.

Pasi fitoi duelin e parë me rusen Dzhigaros, Nora do të përballej me xhudisten nga Bregu i Fildishtë, Zouleiha Abzetta Dabonne.

Edhe Dabonne ishte e pafuqishme për ta ndalur luftëtaren kosovare, e cila regjistroi fitoren e dytë.

Këtë duel Gjakova e fitoi me IPPON, për të siguruar tashmë gjysmëfinalen e këtij turneu.

loading…