Nora Gjakova fillon sot Kampionatin Evropian në Lisbonë të Portugalisë

Xhudistja kosovare Nora Gjakova do të fillojë sot Kampionatin Evropian në Lisbonë të Portugalisë, në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogramë.

Në këtë kampionat po marrin pjesë 45 shtete, me 362 garues, prej të cilëve 212 janë meshkuj dhe 150 janë femra, përcjell KosovaPress.

Gjakova në raundin e parë pushoi, kurse në të dytin është duke u përballur me spanjollen Ubasart Mascaro.

Së bashku me Gjakovën, sot do të ndeshen edhe Distria Krasniqi në kategorinë deri në 48 kilogramë, dhe Flaka Loxha në kategorinë deri në 57 kilogramë.