Xhudo

Nora Gjakova e mund rumunen, kalon në rundin e dytë të Abu Dhabi

Nora Gjakova e ka mposhtur rumunen Ohai Lorendana në meçin e saj hapes në Grand Slamin e xhudos Abu Dhabi të shtunën në mëngjes.

Gjakova triumfoi pa ndonjë problem të madh në rundin e parë ndaj rumunes në Granda Slamin Abu Dhabi, që është duke u zhvilluar këtë fundjavë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kosovarja në rundin e dytë përballë do ta ketë xhudisten franceze Priscillia Gneto në kategorinë -57 kilogramë.