Pas Distria Krasniqit edhe Nora Gjakova ka arritur të stoliset me medalje në Grand Slamin e Parisit.

Gjakova rrëmbeu medaljen e bronztë në kategorinë 57 kilogramë.

E këtë e bëri duke e mposhtur xhudisten franceze, Sarah Leonie Cysique, me ippon. 

Kjo ishte medalja e dytë për Kosovën sot në Grand Slamin e Parisit, me Distria Krasniqin që e rrëmbeu medaljen e artë.