Gervonta Davis e ka rifituar titullin e botës në kategorinë gjysmë të lehtë në WBA nga Leo Santa Cruz, të cilin e mposhti me një nokaut brutal në rundin e gjashtë në Teksas.

Davis ia dha një goditje dërrmuese me të majtën nga poshtë 32-vjeçarit nga Meksika, duke e hedhur në dysheme pandjenja.

https://www.youtube.com/watch?v=b1Jf1jY7Qug

Gjyqtari Rafael Ramos, mbylli luftën pa numrimi kur pa të shtrirë në tokë pa ndjenja Leo Santa Cruzin.

Kjo ishte fitorja e 24-të e Davis nga 24 luftëra, ndërsa nokauti i parë për Santa Cruz,  që ishte shpallur katër herë kampion i divizionit.

Amerikani i pamposhtur u zotua se do të vazhdojë të luftojë për të dëshmuar se është më i miri në botë.

“Do të vazhdoj t’ua dëshmoj njerëzve në gjithë botën se unë jam më i miri”, tha Davis.

Davis e kishte lënë pezull titullin në kategorinë gjysmë të lehtë në WBA vitin e kaluar në mënyrë që të kalonte një rang më lart në kategorinë e lehtë.

Santa Cruz, i cili u dërgua në spital pas meçit për kontroll, e kishte fituar këtë titull vitin e kaluar me vendim unanim kundër amerikanit Miguel Flores.