Atleti amerikan Noah Lyles e ka fituar medaljen e artë në finalen e 100 metrave të dielën në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.

Lyles fitoi për pesë të mijtat e sekondës para xhamajkanit Kishane Thompson (9.79).

Medaljen e bronztë e fitoi amerikani tjetër Fred Kerley, që regjistroi kohë 9.81 sekonda.

Për Lylesin ishte medalja e parë e artë olimpike. Në “Tokio 2020” e kishte fituar medaljen e bronztë.