Njohësit e futbollit komentojnë njëzëri rastin diskutabil në Klinë: Gjyqtari gaboi, Prishtina ankohet me të drejtë

Rasti diskutabil i golit që vendosi epilogun e takimin ndërmjet Dukagjinit dhe Prishtinës ishte kryetema e fundjavës në futbollin e Kosovës.

Dukagjini triumfoi 1:0 kundër Prishtinës në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, me skuadrën kryeqytetase që u ankua në golin e vendasve duke aloduar se ishte jashtë rregullave të lojës, raporton Demokracia.com.

Në emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini është diskutuar gjatë rasti diskutabil në Klinë.

Njohësit e futbollit theksuan gjithë njëzëri se Prishtina në atë rast është dëmtuar dhe se janë ankuar me plotë të drejtë.

Sipas trajnerit të Malishevës, Bylbyl Sokolit, në atë rast janë dëmtuar rregullat dhe se ishte gabim skandaloz nga ana e gjyqtarit kryesor Mentor Ajetit.

“Shihet qartë se këtu ka dëmtim të rregullave. Të shohim çfarë do të ndodh më tutje. Mendoj se mund të përsëritet loja. Është mëkat që një gjyqtar i ri të hyjë në presion kështu. Mentori është gjqytar me përspektivë. Kjo sot ishte skandaloze”, deklaroi Sokoli.

Edhe ish-futbollisti Taulant Dajaku tha se Ajeti gaboi në atë rast.

“Jemi duke folur për një rast të çuditshëm. Momentin që bie “pipi” loja ndërpritet. Lojtarët në atë rast janë jo aktiv. Goli është i pa rregullt. Te situatat si këto rregulloret janë të qarta. Gabimi ka qenë trashanik. Tashmë që është VAR-i gjyqtarët sugjerohen që me leju aksionin të rrjedhë dhe në fund konstatojnë diçka”, tha Dajaku.

Edhe Granit Begolli, trajneri i Feronikelit ’74 ishte i mendimit se Prishtina është dëmtuar nga gjyqtari.

“Prishtina me plotë të drejt është ankuar. Futbollistët janë ndalur në atë moment. Pefqeli ka mundur ta kap edhe topin me dorë, e ka mundur të ndalet përsëri penallti. Rast i çuditshëm. Është gabim që ndodh. Mentori është gjyqtar i ri. Nuk është tendencioz sa e kam parë. Por, gabimi është evident”, deklaroi Begolli./Demokracia.com/