Njofton KRU Prishtina: Nga ora 14:00 do të mbesin pa ujë disa zona në kryeqytet e rreth tij

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të ketë ndërprerje të ujit në disa zona pasi do tëk ketë sanime të defektit në gypin e çelikut që vije nga Badoci në rezervuarin e Mirëditës.

“Për shkak të punimeve teknike në sanimin e defektit, pa ujë të pijshëm nga ora 14:00 do mbesin Graçanica, Hajvalia, Matiqani, Veterniku dhe zona qendër e lagjes Bregu i Diellit në Prishtinë”, thekson komunikata.

Mungesa e ujit do zgjasë deri në sanimin e gypit, derisa kërkohen mirëkuptim nga qytetarët.