Hasan Krasniqi

Njeriu i Kusari-Lilës që u arrestua në Bullgari e kishte quajtur lopë Adem Demaçin pasi vdiq

Kryeshefi i KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi është arrestuar më 19 shkurt në Bullgari. Ndaj tij kishte urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga policia italiane. Ai po akuzohet për trafikim me qenie njerëzore.

Krasniqi kishte ardhur në krye të KRU “Gjakova” në janar të 2022’ës, vetëm pak muaj pasi kishte kandiduar në zgjedhje si kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje, konkretisht partnerit të koalicionit, Alternativës së Mimoza Kusarit.

Ai ishte zgjedhur kryeshef përkundër faktit që i njëjti ishte kandidat për asamblist në zgjedhjet lokale të mbajtura në tetor të vitit 2021 apo rreth 3 muaj para se të vinte në krye të ujësjellësit.

Njeriu i Kusari-Lilës, i arrestuar në Bullgari, Hasan Krasniqi, në një postim të tij e kishte quajtur “lopë” veprimtarin dhe shkrimtarin Adem Demaçin.

Rugova për këtë Lopën që diq (Demaqi)”, kishte shkruar Krasniqi në rrjetin e tij social.