Zyrtari i LDK-së, Bajram Geci, që është shef i kabinetit të Agim Veliut në Ministrinë e Punëve të Brendshme, po ndjen lehtësim pasi Vjosa Osmani tha se nuk është më në LDK.
Ai ka shkruar në Facebook, se është lehtësim kur mund t’i thuash “udha e mbarë të qoftë” një pengese/barre, duke aluduar kështu për Osmanin.
“Çfarë lehtësimi (what a releif) për të hequr qafe një pengesë/barrë aq të madhe dhe kur përfundimisht mund t’i thuash “udha e mbarë të qoftë” (apo jo)!”, ka shkruar Gecaj.
Kujtojmë se edhe nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova i është gëzuar largimit të Osmanit duke thënë se partisë mund t’i bëjë hair, me ç’rast i ka uruar edhe rrugë të mbarë.







