Gjoba

Njëri voziti i dehur e tjetri tejkaloi në vijë të plotë, u merret leja dy shoferëve

Policia e Njësisë së Komunikacionit Rrugor me datën 12.01.2024, në dy raste të ndara u ka shqiptuar nga një gjobë dy shoferëve për kundërvajtje në komunikacion, të cilëve veç gjobës u ka hequr edhe patentë shoferët.

Në orën 05:20 në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në fshatin Prelez ka ndaluar shoferin F.A (M/K) i moshës 38 vjeçar, i cili ka drejtuar veturën nën ndikim të alkoolit, ku pas testimit me alkooltest ka rezultuar 0.75 promila dhe për këtë policia i shqiptoi gjobën prej 200 euro, 2 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.

Ndërsa, në ora 18:00 në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, në hyrje të Kaçanikut, policia ka ndaluar shoferin A.L (M/K) i moshës 23 vjeçar, i cili me veturë ka bërë tejkalimin në vijë tē plotë dhe për këtë policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë, ligjin,shenjat dhe rregullat e komunikacionit rrugor.

Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

VIDEO BONUS: A e ha portokallin, aktori i Portokallisë? Akif Varfi