Pejë

Njëri nga të arrestuarit për dhunimin e 23-vjeçares në Pejë është babai i Veton Berishës

Shaban Berisha është një nga dy emrat e personave të arrestuar sot për rastin e dhunimit të një 22-vjeçare, shtetase e Shqipërisë, me probleme mendore.

Një vajzë 23 vjeçare, shtetase e Shqipërisë me probleme mendore dyshohet se u dhunua dje në Pejë. Për këtë, janë arrestuar dy persona.

Gazeta Insajderi ka mësuar se të arrestuarit janë Shaban Berisha dhe Ismet Gogaj.

Insajderi po ashtu mëson se Shaban Berisha është babai ish-deputetit egjiptas Veton Berisha.

Arrestimin e tyre e ka konfirmuar Shkodran Nikqi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë.

Të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor për intervistim.