Njëri ndër personat më të pasur në botë, pret në radhë për një hamburger (FOTO)

Miliarderi Bill Gates është parë duke pritur në radhë për një hamburger.

Megjithëse është një ndër njerëzit më të pasur në botë, Bill Gates shumë shpesh e ka dëshmuar se është një njeri mjaft modest.

Ai është një person që shumicën e kohës merret me bamirësi, gjithmonë duke ndihmuar njerëzit e tjerë dhe njerëzit në nevojë.

Themeluesi i Microsoft, filantropisti dhe një nga burrat më të pasur në botë, u fotografua së fundmi në vendin “Dick’s Drive-In” në Seattle.

Një foto e postuar nga Mike Galos në Facebook tregon se Gates u bashkua me turmën ndërsa ai pret në linjë për porosinë e tij.