dy pilotet

Njëra kosovare e tjetra nga Shqipëria, këto janë pilotet që po bëjnë krenar krejt shqiptarët

Valdeta Mehanja dhe Armela Murati, dy pilotet shqiptaren. Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka publikuar një shkrim për suksesin e tyre.

Njihuni me të “parat” të cilat po bëjnë hapa përpara drejt barazisë. Togerja e 2-të Valdeta Mehanja (majtas), pilote helikopteri me Regjimentin e Aviacionit 1-131 nga Garda Kombëtare e Alabamës dhe shqiptare e lindur në Kosovë, bisedoi mbi ngjashmëritë midis tyre me piloten e helikopterit të parë shqiptare femër, Togeren e 2-të Armela Murati, në aerodromin e Farkës në Shqipëri, ndërsa marrin pjesë së bashku në #DefenderEurope 21. DEFENDER-Europe 21 nxit ndërveprimin midis aleatëve të NATO-s dhe vendevepartnere.

Image