Njëjtë si Kjaer me Eriksenin në Euro 2020, shmanget tragjedia në sfidën e Ligës së Konferencës

Në sfidën mes skuadrës hungareze të Fehrevarit dhe Gabalës, e përfunduar me rezultatin 4-1 për ekipin vendas, e vlefshme për turin e dytë të Ligës së Konferencës ka ndodhur diçka e ngjashme si në ndeshjen Danimarkë-Finlandë në Euro2020.

Gjatë një dyluftimi për topin me kundërshtarin, futbollisti i azerëve, Qyrtymov ka mbetur i dëmtuar dhe pak çaste më pas ka humbur vetëdijen duke iu futur dhe gjuha brenda.

Kapiteni i skuadrës, Asif Mamadov i gjendur aty menjëherë reagoi duke u munduar ta shpëtojë shokun e tij të skuadrës që ta tërhiqte gjuhen për ta çuar në vendin e tij.

Gjithçka shkoi mirë kur më pas erdhi dhe ndihma e parë e mjekëve.

Një gjest i ngjashëm ky me Christian Eriksenin në Kampionatin Evropian, ku ish-mesfushori i Interit pësoi atak kardiak gjatë ndeshjes ndaj Finlandës dhe më pas kapiteni danez, Simon Kjaer erdhi për ta risjellë në jetë.

https://www.youtube.com/watch?v=9UYAdTDqVMI