Një vit pasi pësoi atak në zemër, mesfushori rikthehet në stërvitje

Pedro Obiang është rikthyer në stërvitje në qendrën sportive Sassuolo, ndërsa mungonte që nga vera e shkuar, kur pësoi miokardit.

Lojtari nga Guinea ka postuar një video në profilin e tij në “Instagram” ku tregon rikthimin e tij në dhomën e zhveshjes së qendrës sportive “jeshile e zezë”.

Në video dëgjohet Obiang duke thënë: “Përshëndetje, shiko kush është kthyer! Së shpejti do të kemi mundësinë të flasim, faleminderit të gjithëve”.

30-vjeçari vuajti nga miokarditi verën e vitit 2021 dhe u detyrua të ndalonte të luajturit futboll për rreth një vit.

Megjithatë tashmë duke se Obiang është gati të vihet në dispozicion të Dionisit për një sezon të ri, me Sassuolo që synon pozicione ambicioze në renditje. /Demokracia.comLojtës Videosh00:0000:10