Një veturë nga Kosova digjet në tunelin e Kalimashit

Një automjet me targa të Kosovës që udhëtonte drejt Tiranës u përfshi nga flakët mëngjesin e së dielës në tunel të Thirrës në Kalimash.

Për 30 minuta u bllokua qarkullimi i automjeteve në tunel, duke krijuar radhë edhe të gjata.

Drejtuesi i mjetit e si edhe personat që udhëtonin me të nuk pësuan lëndime.

Për të vënë flakët nën kontroll, u desh ndërhyrje zjarrfikësve, përcjell televizioni publik.

Edhe në të kaluarën në tunelin e Thierrës në Kalimash kanë ndodhur aksidente të tilla duke krijuar panik te udhëtarët.