Lajmi i fundit

Një vdekje e dyshimtë raportohet se ka ndodhur pasditen e kësaj të shtunë në Bresje të Fushë Kosovës

Rreth orës 17:00 policia është njoftuar se një grua është gjetur pa shenja jete në një banesë.

Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 17:00,nga një ekip mjekësor, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në Bresje të Fushë Kosovës”, ka thënë Florie Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se viktimë në këtë rast është një grua e moshës 75 vjeçare.

“Aktualisht policia ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka deklaruar Ahmeti.