Rusia

Një tjetër zjarr i madh shpërthen në Shën Petersburg, digjet një depo e madhe

Një tjetër zjarr i madh ka shpërthyer në Shën Petersburg të Rusisë.

Zjarri shpërtheu në depon prej 800 metrave katrorë në Piskarevk të Shën Petersburgut.

Për këtë është bërë e ditur në një kanal në Telegram, ku autoritetet e ministrisë për Situata Emergjente konfirmuan zjarrin që ka shpërthyer në qytetin e dytë më të madh në Rusi.

“Një depo me dimensione 80×10 metra, po digjet dhe zjarri ka filluar të përhapet në objektet afër depos”, u tha nga kjo ministri.

Në fikjen e zjarrit janë angazhuar 12 njësi dhe mbi 60 shpëtimtarë. Akoma nuk raportohet për viktima apo dëme materiale.

Ndryshe qytetet ruse muajt e fundit po ballafaqohen me zjarre të shumta, që kanë filluar të shpërthejnë në rrethana krejtësisht misterioze.