Një tjetër skuadër kosovare plotëson kriteret për licencim në MKRS

Pas Ferizajt është skuadra e Lirisë  e cila përmes një postimi në Facebook ka konfirmuar se ka plotësuar gjitha kriteret për licencim në MKRS.

Të kujtojmë dje ministri Hajrulla Çeku, së bashku me kryetarin e Komisionit për Licencim, Fidan Shatri kanë zhvilluar në selinë e FFK-së një takim me klubet kosovare dhe nga afër u kanë shpejguar rreth kritereve që kubet duhet plotësuar për t’u licencuar.

Tashmë FFK e ka kryer këtë procedurë dhe kanë mbetur disa klube që ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë por duke se ato tashmë janë në rrugë të mirë për ta bërë këtë dhe në javën që vjen pritet që futbolli të licencohet.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje i FC Liria

Konfirmohet

Liria ka plotësuar kriteret rreth licencimit

Të premten (dje) në lokalet e FFK-së deri në orët e vona të pasdites, u mbajt takimi sqarues lidhur me licencimin.

Në takim ishin: përfaqësuesit e klubeve të Superligës dhe dy ligave të para, nga FFK- ja z.Taulant Hodaj, sekretar i përgjithëshëm, ndërsa MKRS- përfaqësohej nga ministri z.Hajrulla Qeku dhe  përfaqësues të Komisionit  vlerësues për licencim.

Janë detaje të vogla, madje teknike që shumica e klubeve i sqaruan në takim. Ndërkohë, në bazë të komenteve dhe diskutimeve, klubet do t’i rregullojnë shumë shpejtë.

Në opinion mediat të ndryshme, njoftuan për klube, se kush u licencua  apo jo.

Ndryshe, sa i takon KF Liria, ajo tashmë ka përmbushë kriteret e kërkuara.

Këtë fakt zyrtarëve të KF Liria, ia pohuan dje në takimin sqarues.

Kurse, sot z.Taulant Hodaj, njoftoi edhe njëherë, se tashmë Liria e ka përmbyllë me  sukses procesin e licencimit.