Dardan Shabanhaxhaj

Një tjetër futbollisti shqiptar transferohet në Rusi te Rubin Kazan

Duket se një tjetër futbollist shqiptar do të transferohet në kampionatin rus, te skuadra e Rubin Kazanit.

Bëhet fjalë për Dardan Shabanhaxhaj, i cili është afër transferimit në ekipin rus dhe pritet t’i bashkohet sulmuesit të Kombëtares së Shqipërisë.

Shabanhaxhaj është pjesë e NS Mura dhe ka kontratë deri në vitin 2025 me klubin slloven. Transferimi drejt Rubin Kazan mund të ndodh gjatë merkatos së dimrit dhe çmimi i kësaj marrëveshje thuhet se do të jetë rreth 1.2 milionë euro.

22-vjeçari përfaqësoi dy shtete gjatë grupmoshave U16 dhe U21, Austrinë dhe Kosovën, kurse me Dakun luajtën së bashku te NS Mura.

Gjatë këtij sezoni në Prva Liga në Slloveni, Shabanhaxhaj zhvilloi 19 ndeshje, shënoi shtatë gola dhe bëri tri asiste.