16 vjeçari shtetas sirian, i plagosur ka kërkuar ndihmë në një shtëpi. Tjetri është gjendur i vdekur në mal.
Një trokitje në derë i zgjoI nga gjumi këtë familje në Vërmicë të Prizrenit. I gjakosur më një plagë në kembë, 16 vjeçari shtetas sirian kërkoi ndihmë këtu.
Meqë i njëjti nuk pranoi të idenfikohet tregoi që zyrtarë policor janë marrë me rastin.
Vetem rreth 3 kilometra larg kesaj shtepie, ndodhej viktima tjetër, i cili fatkeqsisht nuk i kishte mbijetuar plagëve të marra.
E një ditë pas largimit të trupit të pa jetë, në vendngjarje kishin mbetur shenja gjaku e një kapelë.
video nga minuta 02:00
Madje edhe shiritat që ishin vendosur për ta evokuar hapësirën gjendeshin ende aty.
Gjate hetimeve nga zyrtarët policor është konfiskuar një armë zjarri dhe një telefon.
Ndërkohë, pjesën tjetër të ngjarjes e tregon, kryetari i fshatit Vermice, Bujar Pulaj.
Pulaj pohon që raste të ngjashme nuk kanë pasur më herët.
16 vjeçari po vazhdon të marrë trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Sipas mjekut kujdestar gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
Rasti është ende nën hetime nga organet e rendit, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar për rastin.







