Boksieri shqiptar, Florian Marku po e zhvillon sonte njëren prej përballjeve më të rëndësishme në karrierë.

Marku po përballet sonte me boksierin nga Ukraina, Maxim Prodan në kërkim të fitores.

Në “Tottenham Hotspur Stadium”, sonte përballja do të zhvillohet në dhjetë runde në divizionin e peshave të mesme.

Tashmë ka nisur rundi i nëntë, derisa deri në fund kanë mbetur edhe një rund tjetër.

Përballja është paksa e balancuar, derisa Marku po vlerësohet shumë për disa goditje të fuqishme.