Një nga pjesëmarrësit e Marshit të Paqes ka ndërruar jetë sot në lokalitetin Buljima.

Pjesëmarrësit e Marshit të Paqes po marshojnë drejt Potoçarit dhe fatkeqësisht edhe marshi i këtij viti u shënua me tragjedi.

Siç konfirmohet për Klix.ba nga komisioni organizativ, një nga pjesëmarrësit në lokalitetin Buljima sot është sëmurë dhe më pas ka ndërruar jetë, transmeton Ballkani.info.

Nga respekti për familjen e të ndjerit, komiteti organizativ nuk do të zbulojë identitetin e burrit në këtë moment.

Meqë ra fjala, moti i sivjetshëm bëri që të shtohen ndërhyrjet nga shërbimet shëndetësore, të cilat funksionojnë në kuadër të Marshit të Paqes dhe rruga për pjesëmarrësit është shumë më e vështirë.

Gjithashtu, kjo është vdekja e parë brenda marshit, i cili mbahet prej 20 vitesh.

Siç është konfirmuar për Klix.ba nga komisioni organizativ, pjesëmarrësit që janë në marshim në orarin e paraparë duhet të jenë në kompleksin e Qendrës Memoriale të Potoçarit.

Të gjithë kalojnë një rrugë 100 kilometra të gjatë.

Për vite me radhë, mijëra njerëz nga e gjithë bota vijnë çdo vit për të marrë pjesë në këtë ngjarje, duke nderuar më shumë se 8.000 burra dhe djem myslimanë boshnjakë të vrarë nga forcat serbe pranë Srebrenicës në vitin 1995. /Ballkani.info/